Sulmojnë policët, arrestohen tre persona në Gjilan

E publikuar: 25/07/2020 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre persona janë arrestuar në Gjilan, pasi që të njëjtit kanë sulmuar zyrtarët policorë. Njëri zyrtar policor ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.