Sulmoi seksualisht një vajzë në autobus në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

E publikuar: 17/02/2022 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë.

I dyshuari kishte sulmuar seksualisht viktimën femër në autobus dhe për këtë u dërgua në mbajtje.

“Prishtinë 16.02.2022 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në autobus kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.