Pranë selisë së BDI’s në Reçicë të Tetovës ka vazhdue prania e shtueme policore mbas shperthimit që ndodhi mbramë.
Burime t’afëra partiake i kanë thanë portalit “TetovaSot” se dy persona me motoçikletë kanë hedhë mjetin shpërthyes pranë selisë së BDI’s në Reçicë të Vogël në Tetovë.
Në momentin e shperthimit n’ambientet e mbrendshme ka qenë vetëm nji roje, dhe asnji nga krenët apo shërbimet partiake.
Nga shperthimi i fuqishëm asht damtue muri rrethues i selisë partiake. Nuk raportohet për të plagosun, përveç nji rasti të paraqitun në Klinikën e Tetovës.
Banorët e zonës theksojnë se njani nga femijët e fqinjëve i frikësuem nga shperthimi i fuqishëm asht rrxue pranë shkallëve të shpisë dhe ka pesue lendime të lehta dhe se mbas trajtimit mjekësor ai asht leshue për në shpi.
Banorët e kesaj lagje nuk dinë me shpjegue për detaje, përveç që kanë ndigjue shperthimin e fuqishëm.