Disa raketa janë hedhur në dhe pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit pak pasi sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis, mbërriti në kryeqytetin afgan, njofton një zyrtar afgan.
Talibanët, të cilët e morën përgjegjësinë për sulmet, thanë se cak i tyre ishte Mattis, transmeton Express.
“Raketat u hodhën afër aeroportit këtë mëngjes. Nuk raportohet për të vdekur”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganisatni, Najib Danish.
Nuk raportohet për të vdekur apo plagosur, ndërsa Mattis nuk ka qenë afër aeroportit kur u hodhën raketat, raporton Reuters.
Kjo është vizita e parë zyrtare e sekretarit të Mbrojtjes në vendin e shkatërruar nga lufta që prej vendimit të presidentit Donald Trump në muajin gusht për ta intensifikuar përfshirjen e SHBA-së në Afganistan./Express/


















