Policia Kufitare ka njoftuar se në fshatin Karaqevë në Muqivercë më datën 7 shtator, një person ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor dhe rezistuar gjatë arrestimit. Njëri nga të dyshuarit ka tentuar t’i godas me një mjet të fortë zyrtarët dhe ka bllokuar rrugën.
Fshati Karaqevë, Muqivercë, njësitet policore pasi kanë hasur një automjet kombi të braktisur, gjatë kontrollimit-verifikimit kanë konstatuar se të ngarkuar kishte mall-perime pa dokumentacion përkatës dhe dyshohej se kamioni ka prejardhjen nga Republika e Serbisë.
Më vonë janë paraqitur tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, njëri prej tyre pronar i automjetit të cilët i kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë dhe kanë rezistuar gjatë arrestimit. Njëri nga të dyshuarit ka tentuar t’i godas me një mjet të fortë zyrtarët dhe ka bllokuar rrugën.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa automjeti së bashku me mallin janë konfiskuar, shkruan në komunikatën e Policisë së Kosovës.