Sulmohet nga ata, por shpëton mrekullisht – pamje që tregojnë se si qeni “ua hodhi” tre ujqërve (Video)

E publikuar: 22/02/2018 19:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një qen që është treguar tepër i shpejtë ka gëzuar një ikje të pabesueshme nga një numër ujqërish, në borë të dendur në malet e Italisë jugore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të mrekullueshme të marra nga banori lokal Paolo Forconi që tregojnë qenin, pasi sulmohet nga tre ujqër në Abruzzo.

Sipas Forconit, sulmet e ujqërve “grabitqarë” kanë qenë një gjë e rrallë në zonë, por vitet e fundit kafshët janë bërë të guximshme dhe të nxitur nga uria kanë filluar të sulmojnë dhe vrasin kafshët shtëpiake në rajon dhe kafshët e tjera, përfshirë dhitë dhe pulat.

Në video, ujqërit mund të shihen duke rrethuar një qen të zbutur, i cili duket se gjendet në një qoshe në anën e gabuar të një gardhi me tela me gjemba.

Qeni me ngjyrë të artë, që që duket të jetë një Shepherd nga Belgjika ose nga Gjermania, duket të jetë në telashe serioze përpara se të ndryshojë shpejt drejtimin dhe të kthehet përgjatë gardhit ndërsa treshja e ujqërve vazhdon ta ndjekin.

Pas disa tentimeve për ta “kapur”, ujqërit mbesin të befasuar dhe qëndrojnë prapa kur qeni e shpejton rrugën e tij drejt sigurisë. /Telegrafi/