Sulmohet me granatë shtëpia e kryetarit të Leposaviqit

E publikuar: 12/10/2015 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një granatë dore është hedhur në oborrin e shtëpisë së kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, por nuk ka të lënduar në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në mëngjes rreth orës 02:10 në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.

Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar ngjarjen për Kosovapress, duke thënë se njësitë përkatëse të policisë kanë dal menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e incidentit.