Sulmohet me eksploziv njëra nga shtëpitë e Azetit në Gjermani, reagon reperi

E publikuar: 29/11/2025 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Azet ka reaguar publikisht pas raportimeve të mediave gjermane, të cilat shkruanin se një pajisje shpërthyese kishte shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të një pallati apartamentesh në Düsseldorf, objekt që figuron në pronësi të artistit.

Lajmi ngriti shqetësime të menjëhershme tek fansat dhe publikun, pasi shpërthimi u raportua si i dyshimtë. Mirëpo, Azet vendosi t’i japë fund spekulimeve me një deklaratë të qartë në llogarinë e tij në Instagram.

Në reagimin e tij, reperi sqaroi se nuk ka qenë objektiv i ndonjë atentati, duke theksuar se ngjarja nuk lidhet aspak me të personalisht: “Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje. Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte – unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua”.