Shefes së diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, pasditen e sotme, i është sulmuar llogaria e saj në Facebook.
Sulmi kibernetik ndaj llogarisë së saj vjen pas reagimit që kishte sot ndaj deklaratave tendencioze të Aleksandër Vuçiqit, ish-ministër dhe bashkëpunëtor i afërt i Sllobodan Millosheviqit, i cili kërcënoi hapur me luftë të re në Ballkan të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATO-n, duke thënë se Serbia duhet të vazhdojë forcimin ushtarak, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës të Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me këtë rast kërkon mirëkuptimin e opinionit publik deri në ri-kthimin e llogarisë.