Sulmohet Konsullata e Kosovës në Cyrih

E publikuar: 21/08/2017 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Natën në mes të dielës dhe të hënës, persona të panjohur kanë depërtuar në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih.

Me këtë rast, janë vjedhur pajisjet e videokontrollimit, të instaluara në ambientet e Konsullatës, shprehen për albinfo.ch zyrtarët e Konsullatës.

“Në mëngjes kur kemi filluar punën, kemi vënë re gjurmë të dyshimta në zyrë prandaj kemi alarmuar policinë. Pas ardhjes në vendin e ngjarjes, ajo ka ardhur në përfundimin se në lokalet tona ka pasur ndërhyrje nga jashtë. Ajo që është konstatuar është se janë vjedhur pajisjet për video-kontrollim”, thonë për albinfo.ch zyrtarët e Konsullatës së Republikës së Kosovës.