Sulmohet fizikisht zyrtari i Partisë së Lirisë nga policia malazeze (VIDEO)

E publikuar: 21/02/2023 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është sulmuar fizikisht Petraq Milonin, sekretarin për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë.

Policia malazeze ka nisur hetimet mbi rastin, por ende nuk është bërë me dije arsyeja e sulmit fizik ndaj këtij zyrtari.

Bëhet e ditur se ndaj policëve që ushtruan dhunë kanë nisur procedurat hetimore dhe mund të merren masa si pezullim apo largim nga puna, shkruan Report-tv, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, raportohet se edhe për policët që ishin të pranishëm kur ndodhi ngjarja pritet të merret masë displinore.