Mbas intervistës ne emisionin Rrokum Roll, zadhanesi i Qeverise se Kosoves, Arban Abrashi, u sulmue me vo ne dalje nga godina e Televizionit Rrokum.
Fati i zotit Abrashi, si e deshmoi vete i kthyem ne emision, asht se – nuk e rroken!
“Ishin 30 metra larg, tre persona qe me gjuejten me shume vo, por nuk arriten me me godite”, tha Abrashi.
“Ata nuk guxuen me u afrue, ishin mshef mbrapa disa automjeteve dhe filluen me me gjuejt mbasi kisha dale nga emisionin Rrokum Roll, aty te dera e godines se Televizionit”, i spjegoi rastin moderatorit Fidan Jupolli, mbasi u kthye ne emision per me deshmue sulmin e aktivistave te Vetevendosjes ndaj tij.
“Une jam rasti i dyte sot i sulmit te aktivistave ndaj nji zyrtari qeveritar…Me keto sjellje, opozita nuk e kalon pragun e zgjedhjeve”, vleresoi Abrashi.