Zyra e Shefit të Stafit të Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu është sulmuar me molotov.
Lajmin për Express e kanë konfirmuar zyrtarë të Presidencës së Kosovës.
Objekti i Presidencës së Kosovës ndodhet në objektin ku është edhe Kuvendi i Kosovës.
Edhe Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë për Gazetën Express se nje zyre është djegur ndërsa për detaje tjera ka thënë se deklarohet Policia.
Sipas Policisë, hedhja e molotovit ka ndodhur në orë 4 të mëngjesit të ditës së sotme.




















