Në fshatin Soçanicë të komunës së Leposaviqit persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri dy vetura të EULEX-it.
Sipas burimeve të Radio Kontakt Plus thuhet se veturat e EULEX-it janë dëmtuar nga plumbat. Lajmin e ka konfirmuar edhe shefi i policisë Zheljko Bojic.
Bjoic tha se incidenti ka ndodhru rreth orës 14:00 dhe se nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale,
Indeksonline ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të EULEX-it dhe me Policinë e Kosovës por kontakti ka qenë i pamundur./Indeksonline