Zyra qendrore e LDK’së në Gjakovë është sulmuar nga persona deri më tani të panjohur. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30.
“Rreth orës 22:30 persona të panjohur kanë sulmuar selinë e LDK’së në rrugën ‘Ismail Qemali’ në Gjakovë. Njësitet policore po hetojnë rastin”, tha për Express, Kë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë.
Ndërkohë po sonte u sulmua edhe zyra qendrore e LDK’së në Prishtinë.
Ndërkohë për sulme të tilla në zyrat e LDK’së raportohet të kenë ndodhur edhe në Istog dhe Vranjefc. /Express