Është raportuar se dy zyrtarë policor në rroba civile kanë ndaluar një veturë e tipit “Opel” në Prishtinë.
Këtë veturë e drejtonte i dyshuari pasi që i njëjti po voziste në trotuar duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit tjerë në trafik.
I dyshuari ka refuzuar që t’iu jap dokumentet si dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor.
Viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.