Sulmohen dy boshnjakë në veri

E publikuar: 27/10/2017 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Lule Braja” në Mitrovicë, dy viktima meshkuj boshnjakë, shtetas të Serbisë, kanë informuar se janë sulmuar fizikisht nga një person i panjohur.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Rasti është duke u hetuar, njofton Policia e Kosovës.