Në seancën e Këshillit të Sigurimit po diskutohet raporti për Kosovën.
Gjatë seancës fjalën e tij e mori edhe përfaqësuesi i Kinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Zhang Jun.
Ai tha se duhet të respektohet pavarësia dhe integriteti i Serbisë.
“Qëndrimi i Kinës sa i përket Kosovës është tashmë i qartë. Ne jemi për arritjen e një zgjidhje brenda rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ai.
Zhang Jun shtoi se situata në veri është e tensionuar.
“KFOR-i duhet të marrë masat e nevojshme për ta ruajtur integritetin në atë pjesë”, tha përfaqësuesi i Kinës në OKB-së.
Po ashtu edhe ambasadori i Japonisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Ishikane Kimihiro, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i respektojnë me përpikëri të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut.
Ai, në mbledhjen e sotme të Këshillit ka deklaruar se presin edhe stabilizim të situatës në veri të Kosovës.
“Shprehim brengat tona për të dyja palët që të ushtrojnë maturi të përmbahen nga veprimet e dhunshme që mund të qojnë në deeskalim të situatës, për sulmet e 24 shtatorit autorët duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë”.
“Situata në veri të Kosovës duhet të stabilizohet. Palët të respektojnë me përpikëri obligimet nga marrëveshjet e arritura”, ka thënë Kimihiro.