Duket se njerëzit i përjetojnë disa shenja muaj para se të ju ndodh një sulm kardiak.
Simptomat që potencialisht mund të shpëtojnë jetën e dikujt që preket nga sulmi në zemër injorohen, ka gjetur një studim i ri.
Një sulm kardiak ndodh kur zemra del jashtë ritmit dhe papritur pushon së rrahuri. Megjithatë, disa pacientë ia dalin që kësaj t’i mbijetojnë.
Hulumtuesit në Insitutin Cedars-Sinai në Los Angjelos, besojnë se ekzistojnë disa shenja paralajmëruese, që njerëzit duhet t’i dinë dhe që nuk i vërejnë zakonisht.
Për t’i realizuar gjetjet e tyre, hulumtuesit studiuan rreth 1,000 njerëz të cilët kishin pësuar sulm kardiak. Ata gjetën se rreth gjysma e pacientëve kishin përjetuar dhimbje në gjoks ose shkurtim të frymëmarrjes muaj para se të pësonin sulm në zemër.
Dhimbja në gjoks ishte më e zakonshme tek meshkujt, përderisa tek femrat më e zakonshme ishte shkurtimi i frymëmarrjes – apo frymëmarrjet e shkurtra. Simptoma të tjera përfshinin rënie të fikët dhe dridhje të zemrës.
Nëse i keni këto simptoma, duhet që të shkoni në një kontroll tek mjeku, për ta parandaluar sulmin.