Policia ende është në kërkim të një sulmuesi të armatosur në Oklahoma, pasi që dyshohet se ai vrau dy persona dhe plagosi dy oficerë të policisë.
Autoritetet thonë se policia u thirr në vend të ngjarjes pas raportimeve për të shtëna me armë afër një autostrade në Wellston, qytet i vogël ky afër kryeqytetit të shtetit Oklahoma, Oklahoma City, dje në mbrëmje rreth orës 18:30.
Kur oficerët e policisë mbërritën në vend të ngjarjes, i dyshuari Michael Vance, raportohet se filloi të gjuajë mbi oficerë me Kallashnikov.
Dy viktimat tjera, që besohet se janë anëtarë të familjes Vance, u gjeten të vdekura në vend të ngjarjes./Express/