Një burrë pretendon se celulari i tij i shpëtoi jetën gjatë sulmeve vdekjeprurëse në Paris. Sylvestre tha koka e tij do i kishte shpërthyer, të mos ishte për celularin, që mori goditjen e plumbit.
Ai u filmua pas sulmeve, teksa mbante celularin Samsung me xham të thyer në dorë.
“Celulari mori goditjen dhe më shpëtoi jetën”, tha ai.
Sylvestre tregon gjithashtu se një plumb e ka marrë dhe në këmbë , por fatmirësisht pa rrezik jete.