Sulmi në Kuvendin e Maqedonisë u organizua në bazën ruso-serbe në Nish?

E publikuar: 26/05/2017 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tashmë nuk ka asnjë dyshim: në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë ku u masakruan Ziadin Sela, Zoran Zaev dhe deputetët e opozitës, ka qenë i përfshirë direkt një diplomat serb, agjent i shërbimit sekret BIA.
Që është zyrtare e tregon edhe fakti se dje Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka thirrur ambasadoren serbe në Shkup dhe i ka bërë notën e protestës për përfshirjen e Goran Zhivaljeviç, këshilltar në ambasadën serbe në Beograd, në incidentet e mbrëmjes së 27 prillit.

Këtë e bën të ditur edhe “Sputnik”-u rus në edicionin e tij në gjuhën serbe.

Sputnik thekson se “Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë thirri ambasadoren e Serbisë, Dushanka Divjak Tomiç për të shpjeguar praninë e këshilltarit të ambasadës dhe agjentit të BIA-s Goran Zivaljeviç në parlament, kur ka ndodhur një ndërhyrje e dhunshme ndaj deputetëve, pikërisht pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar parlamenti.”

“Takimi me Tomiç është kryer duke zbatuar Konventën e Vjenës”, bëri të ditur Ministria e Jashtme e Maqedonisë.

Goran Zhivaljeviç, oficer i BIA-s dhe këshilltar në ambasadën e Serbisë në Shkup, është parë në Kuvend më 27 prill, pikërisht kur ka shpërthyer dhuna makabre.

Zhivaljeviç ka konfirmuar se në atë mbrëmje ishte në Kuvend, sipas postit zyrtar, dhe se detyra e tij ishte për të monitoruar nëse incidenti të përfshirë pjesëtarë të pakicës serbe.

“Sputnik”, që citon televizionin maqedonas “TV Telma” thekson se Zhivaljeviç është fotografuar në sallën e parlamentit së bashku me deputetët e VRMO-DPMNE-së, ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, si dhe demonstrues të ndryshëm.

Pikërisht në lidhje me praninë e Zhivaljeviç në dhunën e 27 prillit kanë diskutuar mbrëmë në Bruksel kryeministri i mandatuar, Zoran Zaev dhe kryeministri serb, Aleksandër Vuçic.

Agjenti serb është fotografuar duke hyrë në parlament së bashku me protestuesit, ku më pas iu drejtuan në sallën plenare.

Zhivaljeviç është “figurë e njohur” e spiunazhit serb në disa ngjarje në vende të tjera në rajon.

Kjo është hera e dytë zyrtarisht kur implikohet shërbimi serb kundër një shteti tjetër. Hera e parë ishte në Mal të Zi kur u tentua të vritej kryeministri Milo Gjukanoviç. Të dyja këto akte janë pikasur nga një shërbim shumë i rëndësishëm perëndimor, siç është ai i Gjermanisë.

Dyshohet se regjia e këtyre lojrave bëhet në të ashtuquajturën Qendër Humanitare ruso-serbe që ndodhet në Nish, fare pranë Kosovës. /tesheshi.com/