Sulmi ndaj zyrave të LDK-së në Istog (Foto)

E publikuar: 28/02/2016 00:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës në Istog ka reaguar pas sulmit në zyrat e kësaj partie në këtë qytet. Sonte, përveç selisë qendrore të LDK-së në Prishtinë, nga persona të maskuar janë sulmuar edhe zyrat në Gjakovë, Istog si dhe zyra e nëndegës në Kodrën e Trimave.

Reagimi i plotë i LDK-së, dega në Istog:

Sapo u informuam që para pak kohe, pothuaj në sinkron me sulmin e zyrave të LDK-së në Prishtinë, është sulmuar zyra e LDK-së në Istog.
Struktura e LDK, Dega Istog, dëshiron të informojë anëtarësinë e saj, simpatizantët, publikun, qytetarët e Republikë së Kosovës, se sulmi në orët e vona i zyrës së LDK-së në Istog, i ndodhur pothuaj në të njëjtën kohë kur është sulmuar zyra e LDK-së në Prishtinë, flet për një ndërmarrje kriminale, të atyre që i fryjnë dhunës dhe kaosit në Republikën e Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka tejkaluar sfida më serioze se sa këto që janë para nesh aktualisht, andaj ri-konfirmojmë, që asnjë rrjet apo ndërmarrje kriminale, e cila planifikon sulme kundër vullnetit të lirë politik të qytetarëve të Republikës, i shprehur përmes zgjedhjeve të lira në përkrahje të LDK-së, nuk ka mundur dhe nuk do të mund asnjëherë ta thyej vendosmërinë e saj, për proceset e konsolidimit të shtetit dhe integrimin euroatlantik.
Këto akte të shëmtuara kërkojnë intervenim të shpejtë nga organet e drejtësisë, sepse si të tilla nuk janë vetëm sulme kundër LDK-së, por janë sulme kundër themeleve të demokracisë dhe Republikës së Kosovës, të cilat LDK, Presidenti i saj Historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe qytetarët e Republikës, i kanë vendosur më shumë mund.

lksia

ldkatasi