Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar mbi rastin e sotëm të sulmit ndaj të moshuarës në Pejë.
Ajo shprehet se bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet, është i nevojshëm për të zbuluar edhe raste të tjera të dyshuara.
”Sjellja abuzuese e mizore, ndaj një të moshuare në Pejë, na ka tronditur të gjithëve.
Në këto momente institucionet përgjegjëse, policia dhe prokuroria, janë duke e bërë punën e tyre dhe disa nga personat e dyshuar janë arrestuar.
Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive.
Hetimet duhet të thellohen!
Gjithashtu, menaxhmenti duhet të jap llogari për keqtrajtimin e qytetarëve në ato ambiente!”.