Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar për sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës në Zupç.
Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë në Serbi dhe të mbrojë mediat.
“Dënojnë ashpër sulmet ndaj gazetarëve nga ekstremistët në veri të Kosovës. Gjatë tri javëve të fundit, gazetarët janë sulmuar vazhdimisht nga grupe kriminale që tentojnë të destabilizojnë Kosovën”.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë urgjentisht në Beograd dhe të mbrojë median e lirë. Kjo duhet të ndalet. Tani”, ka shkruar Gërvalla.