Sulmi me raketa ruse, Zelensky: Mes të plagosurve edhe një fëmijë, ky është terror

E publikuar: 13/06/2022 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se 10 persona janë në spital pas një sulmi me raketa ruse në rajonin e Ternopilit.

Mes të plagosurve është edhe një vajzë 12-vjeçare.

“Nuk kishte asnjë kuptim taktik apo strategjik në këtë sulm, si në shumicën dërrmuese të sulmeve të tjera ruse. Ky është terror, vetëm terror“, ka thënë Zelensky.

Presidenti ukrainas u bëri thirrje përsëri partnerëve të Ukrainës që t’i ofrojnë vendit sisteme moderne të mbrojtjes raketore.

“Furnizimi me sisteme të tilla ka qenë i mundur sivjet, vitin e kaluar, por edhe më herët, a i kemi marrë? Jo. A na duhen? Po”, ka thënë Zelensky.