U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 14-vjetorin e sulmit me eksploziv në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës, ku humbi jetën Selver Haradinaj.
Haxhiu theksoi se kjo ngjarje tragjike mbetet e ngulitur në kujtesën kolektive, duke rikujtuar se sulmi kishte për qëllim shfarosjen e një familjeje të tërë dhe frikësimin e banorëve shqiptarë për t’i detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Ajo shtoi se, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme dhe pasigurisë ndër vite, shumë familje qëndruan në pronat e tyre, duke mos u dorëzuar përballë presioneve.


















