Sulmet në Belgjikë: Terroristët përdornin kartela telefonike të Shqipërisë dhe Kroacisë?

E publikuar: 29/03/2016 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Në Ballkan, duke përfshirë edhe Shqipërinë, ka një numër të kampeve terroriste me intensitet të ulët, aty rekrutohen njerëz dhe bëhen pjesëtarë të ISIS-it, thuhet në një raport konfidencial të policisë francezes dhe shërbimeve sekret, në të cilin Newsweek në gjuhën serbe thotë se ka qasje.
Edhe kamikazët e fundit në Parisë dhe Belgjikë thuhet se kanë pasur qasje me këto kampe në Shqipëri, Kroaci e Bullgari.

Po ashtu, sipas këtij raporti, Abdeslam Ibrahim dhe terroristë të tjerë kishin sim-kartela të Shqipërisë e Kroacisë.

Në dokumentet e shërbimit të inteligjencës franceze thuhet se terroristët kanë pasur dy telefona “Samsung”, dhe në njërin nga ta kishte kartelë telefoni të Shqipërisë e në tjetrën të Kroacisë, transmeton klankosova.

LEXO EDHE
Holanda arreston një francez, dyshohet se “planifikonte një sulm terrorist”
Ku dhe si janë blerë kartelat, ajo nuk është bërë e njohur ende. Po ashtu nuk dihet nëse terroristët ishin vetëm kalimtarë në këto shtete, kur i kanë blerë kartat.

Po ashtu raporti tregon dhe për korrespondencat e policisë franceze me “Samsung” dhe “Google”.

Nga dokumentet po ashtu është mësuar se Hasna Ait Bulacen, një i afërm i njërit prej terroristëve të cilët vdiqën gjatë sulmit në Saint-Denis afër Parisit, disa herë ka folur me një numër telefoni celular në Kroaci.