Sulmet ndaj diplomatëve, SHBA tërheq stafin ambasada e Kubës

E publikuar: 29/09/2017 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

SHBA do të tërheqë shumicën e stafit të saj nga ambasada në Kubë pasi ata pësuan “sulme”, raportojnë mediat amerikane.

SHBA pritet të tërheqë rreth 60% të stafit të ambasadës së saj si përgjigje për sulmet ndaj diplomatëve.

Kështu kanë deklaruar zyrtarë të lartë të paidentifikuar.

SHBA po paralajmëron gjithashtu shtetasit e saj që të mos vizitojnë vendin, pas disa sulmeve që kanë ndodhur në hotele, thonë burimet.