Sulme terroriste në Paris para ndeshjes Islandë-Francë?

E publikuar: 03/07/2016 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forcat franceze të sigurisë kanë kryer një shpërthim të kontrolluar jashtë stadiumit “Stade de France” në paris, ku do të luhet loja e sonte çerekfinale e kampionatit evropian.
Mediat angleze shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pak orë para përballjes së Islandës me Francën.

Policia nuk ka lejuar të ofrohen tifozët për shkak të rrezikut që mund të kanosej nga ky shpërthim.

Terroristët e ISIS-it patën tentuar të sulmonin këtë stadium edhe në nëntor të vitit të kaluar kur ndodhi masakra në Paris.