Sulm vetvrasës në Afganistan, gjashtë të vrarë

E publikuar: 26/12/2017 04:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët afganë thonë se një sulm vetëvrasës të hënën në Kabul la të vrarë dy zyrtarë të zbulimit dhe katër civilë, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Shpërthimi ndodhi pranë një postoblloku në një rrugë të ngarkuar në kryeqytetin e vendit. Duket se sulmuesi kishte si objektiv forcat afgane të sigurisë por goditi një makinë civile, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësi për shpërthimin përmes agjencisë së saj të lajmeve Amaq.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se Presidenti Trump ishte njoftuar mbi sulmin. Shpërthimi i sotëm vjen një javë pasi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin ndaj objektit stërvitor të Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare.