Një tjetër ngjarje terroriste ka tronditur Turqinë. Një bombë ka shpërthyer në qytetin lindor Dyarbakir, në zonën lindore të vendit.
Shpërthimi ka ndodhur në një stacion autobusi.
Raportimet e para flasin për viktima dhe të plagosur.
Nuk ka ende një version të qartë për ngjarjen, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se kemi të bëjmë me sulm terrorist.
Dyarbakir është një qytet ku banohet në shumicë nga etnia kurde.