Dy persona janë plagosur rëndë nga të shtënat me armë afër një qendre tregtare në qytetin verilindor spanjoll, Zaragoza, raportojnë mediat lokale.
Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 11.00, jashtë një lokali afër një qendre tregtare, raporton gazeta rajonale El Heraldo, përcjell Express.
Personi i armatosur ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i paqartë, sipas agjencisë së lajmeve Efe, e cila ka cituar burimet policore.