Sulm në një lokal në Istog: 29-vjeçari rrah një person, e bën për spital

E publikuar: 24/05/2022 09:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një konflikt verbal mes dy personave ka ndodhur dje, në orët e mbrëmjes, në një lokal në rrugën “Rinia”, në Istog.

Rasti, siç mëson Sinjali, ka ndodhur derisa viktima ka qenë në një tavolinë të këtij lokali, kur i dyshuari S.H., (29-vjeçar) e ka ftuar t’i shkojë te tavolina e tij për t’u ‘marrë vesh’ për fjalosjen që kishin mes vete.
Por siç duket, konflikti verbal kaloi në sulm fizik dhe i dyshuari për një moment e godet viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se policia ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast, ku i dyshuari ka mohuar kategorikisht se e ka sulmuar viktimën.

Sipas të njëjtave burime, Policia ka mbledhur prova që dëshmojnë se i dyshuari ka sulmuar viktimën dhe pas analizimit të pamjeve të siguruara, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër për ndalim prej 48 orësh./GazetaSinjali/