Dy persona janë sulmuar me thikë mbrëmjen e kësaj të mërkurë, në Bordeaux të Francës.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital.
Sipas autoriteteve franceze, njëri prej personave nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërsa i plagosuri tjetër ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.
Sipas informacioneve të gazetës Le Figaro, autori i sulmit dhe viktimat ishin emigrantë nga Afrika e Veriut.
Autori i sulmit u vra nga policia.