Policia e Kosovës ka bërë të ditur se orët e para të 22 shtatorit është hedhur granatë dore në oborrin e një serbi, në fshatin Ranilluk.
Në raportin 24-orësh të Policisë, të publikuar më 23 shtator, është thënë se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e viktimës. Nuk ka të lënduar, por që rasti është duke u hetuar.
Ranilluku gjendet afër qytetit të Gjilanit.
Për sulm me granatë dore është raportuar edhe më 21 shtator, në Mitrovicë të Veriut.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë sulmi në veri ka qenë i inicua nga Aleksandar Vuciq si shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve, nën dyshime për krime lufte.