Rreth orës 19:15 në stacionin policor në Zvornik të Bosnje dhe Hercegovinës është kryer sulm terrorist, siç thuhet tash për tash, nga ana e një sulmuesi që i takon lëvizjes vehabiste.
Sipas medieve boshnjake, sulmuesi ka arritur para stacionit policor me një “Golf 2” të zi dhe me thirrjet “Allahu Ekber” ka hyrë në stacionon policor dhe menjëherë ka filluar të shtije.
Në të shtëna është vrarë polici serb, Dragan Gjuriq, derisa janë plagosur dy policë tjerë po ashtu serb. Derisa në shkëmbim të të shtënave është vrarë edhe sulmuesi, i cili ende është i paidentifikuar.
Zvornik është qytet në pjesën serbe të Bosnjës (Republika Serbe). /Indeksonline/