Sulm me armë në një ditëlindje në Meksikë, gjashtë të vdekur dhe 26 të plagosur

E publikuar: 30/12/2023 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën kur tre persona të armatosur sulmuan festën e ditëlindjes së një vajze 15-vjeçare në shtetin veriperëndimor të Meksikës Sonora.

Prokuroria beson se objektivi i autorëve ishte gjoja drejtuesi i një bande, i cili ishte akuzuar për vrasje, rrëmbim dhe veprimtari kriminale. Bashkë me të, nga të shtënat me armë janë vrarë edhe pesë persona të tjerë (dy meshkuj dhe tre femra), thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Më 17 dhjetor, 11 të rinj u vranë në një ngjarje festive në shtetin qendror meksikan të Guanajuato. Sulmuesit hapen zjarr kur iu kërkua të largoheshin sepse nuk ishin në listën e të ftuarve, thanë autoritetet në atë kohë.