Militantë të maskuar të al-Shabab kanë sulmuar një universitet në jug-lindje të Kenisë duke vrarë të paktën 147 studentë.
Ky është sulmi më i tmerrshëm terrorist në Keni në dy dekadat e fundit.
Më shumë se 500 studentë janë shpëtuar pasi militantët islamik sulmuan kampusin e Universitetit Garissa, duke vrarë disa persona dhe duke marrë të tjerë peng.
Të paktën 79 persona janë plagosur.
Studentët ishin në gjumë kur u sulmuan, pasi u vrarë dy rojet e sigurimit.
“Nëse jeni i krishterë do të qëlloheni menjëherë”, rrëfeu ngjarjen një studentë, duke treguar se militantët kishin hapur dhomat me radhë duke pyetur studentët nëse ishin myslimanë apo të krishterë.
Masakra është më e rënda në Keni që nga shpërthimi i bombës në Ambasadën e SHBA-së në Najrobi më 1998, ku ishin vrarë 224 persona, transmeton Express.
Një sulm në një qendër tregtare në Najrobi më 2013, kishte lënë të vdekur 67 persona.