Përfaqësuesja e Kosovës, të hënën, zhvilloi një stërvitje në Frankfurt.
Në stërvitjen e Kosovës për herë të parë ka marrë pjesë mesfushori i krahut i skuadrës gjermane të Bundesligës 2, Union Berlin, Valmir Sulejmani.
Sulejmani 19-vjeçar ka zhvilluar pesë ndeshje me përfaqësuesen U-17 të Gjermanisë. Por, ai pret që të ftohet edhe në të ardhmen nga Kosova.
“Jam njoftuar me disa lojtarë dhe pritja ka qenë shumë e mirë. Emocionet janë të mëdha të përfaqësoj Kosovën. Jam me tuta të Kosovës dhe është ndjenjë e mirë të bartësh ngjyrat e shtetit tënd. Nuk jam menduar dy herë për të pranuar ftesën e Kosovës. Shpresoj që debutimi im me fanellën e Kosovës të kalojë pozitivisht duke fituar dy ndeshjet dhe të shënoj më shumë se një gol. Do të vazhdoj edhe në të ardhmen të luaj për Kosovën. Është një rast i mirë ta tregoj veten në këto dy ndeshje”, ka thënë Sulejmani, transmeton koha.net.
Fitore kërkon edhe sulmuesi i krahut i U-21 të Manchester Cityt, Bersant Celina.