Suharekë, një i arrestuar për fajde

E publikuar: 11/10/2017 10:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e rajonit të Prizrenit ka arrestuar një person për fajde.

Sipas policisë, të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar 650 euro dhe dokumente që dëshmojnë dhënien e parave me interes.

“Leshan, Suharekë 2013-NN. Me 10.10.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti i ka dhënë para në shfrytëzim me interes me një përqindje viktimës mashkull K/Shqiptar dhe disa personave tjerë. Tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 650€ dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë dhënie me interes. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.