Suhareka bëhet me shtigje të ecjes

E publikuar: 15/05/2018 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nënshkruar marrëveshje me DEMOS për bashkëfinancim të projektit “Rregullimi i shtigjeve për ecje”, që ka një vlerë prej 109 mijë e 895 euro.

DEMOS do t’i ndajë 83 mijë euro ndërsa pjesën tjetër do ta ndajë komuna e Suharekës.

“Falë këtij donacioni, Suhareka do të bëhet me shtigje për ecje dhe do të jenë shumë kreative për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë shëndetin mirë dhe të kalojnë kohen e lire duke ecur”, thuhet në njoftimin e komunës së Suharekës.

Sipas njoftimin ky projekt do të filloj shumë shpejt dhe do të realizohet brenda pak kohe.

“Shtigjet për ecje do t’i plotësojnë kushtet edhe për përsonat me nevoja të veçanta”, njofton komuna e Suharekës.