Isufi i AAK’së: Qytetarët t’ia japin hetuesve dëshmitë për Rikallon

E publikuar: 03/10/2017 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i GP-të AAK-së Ahmet Isufi në emër të partisë së tyre i ka ftuar të gjithë qytetarët që posedojnë të dhëna për ministrin serb që t’ia dorëzojnë hetuesisë.

Ai e nisi fjalimin e tij duke thënë se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht bindjeve politike dhe përkatësisë nacionale.

“Po ashtu kisha dashtë që kjo interpelanca e thirrur vërtetë të ketë motivin e saktë për të ndriçuar diçka që është obligim i organeve të drejtësisë, të gjithë ata qytetarë që disponojnë të dhëna jo vetëm në rastin konkret, të nxirret para drejtësisë dhe të dënohen të gjitha ata që kanë bërë veprime jashtëligjore dhe kriminale.

Por një porosi e kam si deputet, seçdo tentim për t’i dhënë ngjyrim politik më shumë e mjegullon sesa që e njeh të vërtetën”, tha Ahmet Isufi në Kuvend.