Suedia miraton qëndrimin e familjes së Mal Osmanit

E publikuar: 06/11/2015 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Suedia e ka mirtuar qëndrimin e familjes së Mal Osmanit në këtë shtet. Lajmin e ka konfirmuar për Interaktiv, nëna e Malit, Lindita Osmani.

Ajo ka zhvilluar një betejë të gjatë për të qëndruar në këtë shtet në mënyrë që Mali, që vuan nga një sëmundje e rëndë, të mund të marrë trajtimin e nevojshëm në këtë shtet.

“I jam falënderuese shtetit suedez që në fund vendosi të lejojë qëndrimin e familjes këtu. Ka qenë një betejë e gjatë, por nuk jemi dorëzuar asnjëherë për shkak të Malit. Kthimi në Kosovë nuk do të ishte opsion për trajtimin e gjendjes së tij”, ka thënë Lindita për KTV-në.

Për më shumë se një vit në Suedi është zhvilluar një fushatë e madhe që i ka kërkuar autoriteteve dhënien e lejes së qëndrimit për familjen kosovare.