“S’u mbajt premtimi për të zhdukurit” – Jep dorëheqje njeriu i VV-së në Krushë të Vogël

E publikuar: 14/03/2024 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

????????????????????????????????????

Getoar Shehu ka qenë deri sot Kryetar i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Krushë të Vogël. Ai këtë të enjëte dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Në letrën e dorëheqjes ndër të tjera Sheu ka shkurar se edhe pas 3 vitesh qeverisje nuk është përmbushur premtimi se “ nuk do të ketë bisedime me palen serbe pa kërkim falje e pa zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë”.

Por, ai ka thënë se do të mbetet anëtarë i Vetëvendosjes.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Sot, datë 14.03.2024 Publikisht jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të pikës të cilën kam udhëhequr. Do vazhdoj të mbetem zë i të mirës dhe i të keqes, duke pas gjithmon parim të drejtën dhe asgjë tjetër jashtë saj. Arysjet e dorëheqjes i gjeni më poshtë.