Një stuhi e fuqishme që ka përfshirë shtetin lindor Bihar të Indisë, ka lënë të paktën 33 të vdekur, ndërsa ka shkatërruar qindra shtëpi dhe mijëra hektarë me të lashta.
Stuhia goditi shtetin e varfër indian gjatë natës, shkuli lisa me rrënjë, që bllokuan shuam rrugë dhe lanë pa energji elektrike qindra mijëra banorë.
Autoritetet policore të Biharit i kanë thënë AFP-së se frikësohen që numri i të vdekurve mund të jetë më i madh, ndërkohë që raportohet se rreth 100 persona janë plagosur.
Shtetet lindore të Indisë në këtë kohë viti goditen shpesh nga ciklone të rënda që shkaktojnë vdekje dhe dëme masive të pronave.