Vala e rrufeve në veri të Alaskës la të habitur shkenëtarë e meteorolog.
Disa vetëtima përfshinë Arktikun, vend ku mungon nxehtësia e nevojshme për formimin e vetëtimave.
“Sinoptikanët nuk kishin parë diçka të tillë më përpara”, tha Ed Plumb, meteorolog.
Por, duke e marrë parasysh se temperaturat në këtë rajon janë duke u ngritur vazhdimisht, ata thonë se kësi lloj stuhie të rrufeve mund të ndodhin edhe më shpesh. Disa prej tyre e lidhin edhe me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktojnë lagështi në atmosferë.
“Ka të bëjë me temperaturat”, tha Robert Holzworth, fizikant në Universitetin e Uashingtonit, në Seattle.
“Ajo që dikur ishte shumë e rrallë, tashmë është thjesht e rrallë”, tha shkencëtari Rick Thoman, duke shtuar se gjatë jetës së tij, deri më tani, nuk i ka ndodhur të përjetojë vetëtima për 3 ditë rresht.
Rrufetë kanë sjellë edhe zjarre në pyjet e Siberisë dhe Alaskës. Dhe parashikohet që deri në fund të shekullit, më shumë se gjysma e tundrave në Alaskë do të digjen.