Fortuna me shi dhe erë të fortë që përfshiu pasditen e së premtes zonën e Cërrikut, ka shkatërruar tërësisht serat ne zonën e Selitës.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se serat janë shkatërruar e së bashku me to edhe të mbjellat.
Mësohet se stuhia nuk zgjati më shumë se 20 minuta, por aq mjaftoi që të shkatërronte çdo gjë, duke i lënë fermerët pa asgjë.