Hulumtimi më i ri Kombeve të Bashkuara ka dhënë rezultate shqetësuese për 48 vende, përfshirë Serbinë. Sipas këtij studimi, KB kanë kumtuar se në vitin 2050 popullata në Serbi dhe 47 vende të tjera do të pakësohet shumë.
Edhe pse numri i banorëve në botë gjatë dhjetëvjeçarëve në vazhdim do të rritet në mënyrë konstante, në disa vende ky trend do të kahe të kundërt. KB vlerëson se në vitin 2100 në botë do të jetojnë më shumë se 11 miliardë njerëz. Në atë kohë serbë do të ketë 40 për qind më pak se sa tani. Sipas vlerësimeve të KB-së në vitin 2100 do të mbeten 5.334.000 serbë, nga 8.851.000 sa ka tani.