Gratë të cilat bëhen nënë në një moshë të madhe kanë më shumë shanse për jetëgjatësi. Në një studim të kryer kohët e fundit rezulton se lidhja nuk është shkakore, por sugjeron se të njëjtat gjene që ia mundësojnë gruas të mbetet shtatzënë më vonë në jetë (pa ilaçe të fertilitetit) mund ta ngadalësojnë procesin e plakjes dhe të shmangin sëmundjet.
“Aftësia e natyrshme për të pasur fëmijë në një moshë më të vjetër ka të ngjarë të tregojë se sistemi riprodhues i gruas po plaket ngadalë, dhe kështu edhe pjesa tjetër e trupit të saj”, shpjegon dr. Thomas Perls, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Bostonit.
Nga studimi i kryer në 551 femra ka rezultuar se ato që janë bërë nënë pas moshës 33 vjeçare kanë jetuar më gjatë, sesa ato që i kanë lindur fëmijët e tyre para moshës 30 vjeç.
Gjithashtu drejtuesi i studimit thekson se kjo nuk është një mënyrë që gratë për shkak të këtij fenomeni të presin këtë moshë për të lindur fëmijët e tyre, thjesht kjo është një tezë e cila mundëson më shumë jetëgjatësi.